Schumacher zgjohet nga koma
Michael Schumacher është zgjuar nga koma. Legjenda e Formulës 1 është liruar nga spitali në Grenoble dhe do të vazhdojë trajtimin pas lëndimeve të rënda në kokë.

Sport
Ish kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher është zgjuar nga koma.
Ylli gjerman i cili pësoi lëndime të rënda në kokë gjatë aksidentit në skijim në fund të vitit 2013, është larguar nga spital francez, ku ishte duke u trajtuar pas aksidentit.
“Michael është larguar nga spitali CHU në Grenoble, për të vazhduar një fazë të gjatë të rehabilitimit. Ai nuk është më në komë”, deklaroi nëpërmjet një komunikate, zëdhënësja dhe menaxherja e tij, Sabina Kehm.
Por, në komunikatë nuk u bë e ditur se ku është transferuar Schumacher, edhe pse lajmi i zgjimit nga koma do t’i gëzojë të gjithë adhuruesit e tij.