lajmi.net

Schumacher do të zgjohet

Pas një periudhe të frikës dhe ankthit, Michael Schumacher sjell një lajm shumë të mirë. Sipas të përditshmes gjermane Bild, ylli gjerman ka dhënë shenja të fuqishme të përmirësimit, pas 94 ditësh në gjendje kome në spitalin e Grenobles në Francë. Stafi mjekësor, familja dhe shokët e ish ngasësit të Ferrarit në Formula 1 besojnë…

Sport

03/04/2014 10:50

Pas një periudhe të frikës dhe ankthit, Michael Schumacher sjell një lajm shumë të mirë.

Sipas të përditshmes gjermane Bild, ylli gjerman ka dhënë shenja të fuqishme të përmirësimit, pas 94 ditësh në gjendje kome në spitalin e Grenobles në Francë.

Stafi mjekësor, familja dhe shokët e ish ngasësit të Ferrarit në Formula 1 besojnë se Schumacher do të zgjohet së shpejti.

“Vijnë shenja shumë pozitive që na japin besim”, deklaroi menaxherja dhe zëdhënësja e Schumacherit, Sabine Kehm, duke mohuar spekulimet se ikona gjermane vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mirëpo, dëmet në trurin e Schumacherit pas rrëzimit në aksidentin që pësoi derisa ishte duke skijuar në shtegun Meribel janë aq të mëdha sa që nuk mund të spekulohet rreth periudhës së kur mund të presim zgjimin e tij nga koma.

Schumacher do të zgjohet

Drejtori ekzekutiv i Formulës 1, Bernie Ecclestone mendon se legjenda e Formulës 1, Michael Schumacher do të zgjohet nga koma. Pas aksidentit të tij në dhjetor, shtatë herë kampioni i botës është në gjendje kome për tashmë tetë javë. Lajmi për gjendjen shëndetësore të Schumacherit dhe mundësia e zgjimit të tij vazhdojnë të jenë temë…

Sport

25/02/2014 15:41

Drejtori ekzekutiv i Formulës 1, Bernie Ecclestone mendon se legjenda e Formulës 1, Michael Schumacher do të zgjohet nga koma.

Pas aksidentit të tij në dhjetor, shtatë herë kampioni i botës është në gjendje kome për tashmë tetë javë.

Lajmi për gjendjen shëndetësore të Schumacherit dhe mundësia e zgjimit të tij vazhdojnë të jenë temë e nxehtë.

E përditshmja gjermane Bild ka cituar ish ngasësin e Ferrarit dhe Mercedesit, Ecclestone, 83-vjeç, duke shprehur besimin e tij se Schumacher do të jetë më mirë. “Frikësohem nga lajmet e këqija”, pranoi Ecclestone.

“Andaj, për këtë arsye nuk i pyes shokët e Michaelit ose familjen për gjendjen e tij. Dua që Michael të rikthehet si Schumi jonë, jo si dikush tjetër. Nga ajo që kam dëgjuar, mendoj se do të zgjohet. Por, a do të jetë Michael të cilin e njohim të gjithë? Shpeshherë mendoj për të dhe lutëm për më të mirën, por tani mbetet të presim, është e vetmja gjë që mund të bëjmë”.

LM