Satelitët e “SpaceX” përshkojnë qiellin e Kosovës
Mbrëmjen e sotme, ajo që njihet si “treni i satelitëve” të kompanisë amerikane SpaceX, që njihen si Starlink, kanë përshkuar qiellin e Kosovës. Në redaksinë e lajmi.net, janë dërguar pamjet që qytetarët i kanë kapur në qiellin e Kosovës me satelitët e njëpasnjëshëm. Pamjet që do t’i shihni më poshtë janë shkrepur nga Fushë Kosova,…

Lajme
Mbrëmjen e sotme, ajo që njihet si “treni i satelitëve” të kompanisë amerikane SpaceX, që njihen si Starlink, kanë përshkuar qiellin e Kosovës.
Në redaksinë e lajmi.net, janë dërguar pamjet që qytetarët i kanë kapur në qiellin e Kosovës me satelitët e njëpasnjëshëm.
Pamjet që do t’i shihni më poshtë janë shkrepur nga Fushë Kosova, shkruan lajmi.net.
Ndërkaq Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) në Kosovë pati konfirmuar kohë më parë se shërbimet satelitore të kësaj kompanie do të funksionalizohen në dhjetorin e vitit të kaluar në vendin tonë.
Starlink është kompani që ofron internet satelitor në mbi 100 shtete dhe territore dhe zotërohet prej kompanisë hapësinore amerikane, SpaceX, të miliarderit Elon Musk. /Lajmi.net/