Sarri largohet nga Chelsea, por lë shenja

Pak minuta më parë, Chelsea konfirmon largimin e Maurizio Sarrit pas vetëm një sezoni nën drejtimin e ‘Bluve’.

Sport

16/06/2019 16:10

Strategu italian e nisi në mënyrë fantastike punën me Chelsean, por teksa orari i ndeshjeve po ngjeshej – pasojat ishin të mëdha.

Megjithatë, në fund ish-trajneri i Napolit ia doli ta kualifikonte në Ligën e Kampionëve ekipin e tij, duke u pozicionuar në vendin e tretë, përcjell lajmi.net.

Ai arriti edhe ta fitonte trofeun e parë në karrierë, pasi triumfoi në finalen e Ligës së Evropës ndaj Arsenalit me rezultat bindës 4-1.

Maurizio Sarri gjithashtu ka fituar 39 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Chelsean dhe vetëm Jose Mourinho (42) në sezonin 2004/05 bëri më mirë se sa ai në edicionin e parë si trajner.

Nga sezoni i ardhshëm, Sarri do marrë drejtimin e kampionit të shumëfishtë italian Juventusit. /Lajmi.net/