Sarri: Ky është problemi i Chelsea

Maurizio Sarri mendon se problemi i Chelsea është problem mendor.

Sport

13/02/2019 21:20

Chelsea në fundjavë ka pësuar një nga humbjet më të mëdha në histori të klubit, duke u mundur 6:0 nga Manchester City në udhëtim.

“Sipas mendimit tim, loja e fundit nuk ishte një problem i motivimit. Ne nuk ishim në gjendje të reagonim ndaj vështirësive të para gjatë ndeshjes, sepse në katër apo pesë minutat e para, filluam mirë”, ka deklaruar Sarri, përcjell ‘lajmi.net’.

“Pastaj, pas golit të parë, ne nuk ishim në gjendje të reagonim. Kështu, problemi është i ndryshëm. Por gjithmonë është një problem i mendjes, një problem mendor, kështu që ne duhet ta zgjidhim atë”.

“Unë mendoj, ndonjëherë, si ndeshja kundër Tottenham në Premierligë (tregoi), ne nuk kishim qasjen e duhur për ndeshjen, vendosmërinë e duhur”./Lajmi.net/