Sarri: Kam filluar t’i shijoj stërvitjet e Juventus

Maurizio Sarri ka bërë të ditur se ka filluar t’i pëlqejë vetja e tij tek Juventus.

Sport

21/12/2019 19:17

Sarri erdhi në krye të stolit të Juve para fillimit të këtij sezoni, si zëvendësues i Massimiliano Allegri.

Që atëherë, trajneri italian ka tentuar të instalojë stilin e tij të lojës tek kampionët e Serie A, dhe duket se një gjë të tillë po arrin ta bëjë, bazuar në komentet e tij të fundit.

“Jam duke filluar që të shijoj vetën time në seancat tona stërvitore” ka thënë Sarri, transmeton lajmi.net.

“Nëse e bëj këtë, është sepse skuadra po luan ose të paktën po tenton të luajë në mënyrën si unë kam propozuar. Mund të kemi disa dobësi, por ato përmirësohen” ka shtuar trajneri i Juves.

Juventus do të luajë finalen e Superkupës së Italisë, kundër Lazios, në qytetin e Riadit. /Lajmi.net/