Sarri: Juve ishte me fat ndaj Atalantas

Maurizio Sarri e ka pranuar se skuadra e tij ishte me fat në udhëtimin në ‘Bergamo’, duke mposhtur Atalantan.

Sport

23/11/2019 18:33

Juve arriti të merrte tri pikë këtë vikend, edhe pse përballej me mungesat e Cristiano Ronaldo dhe Federico Bernardeschi.

Për këtë fitore, Sarri beson se skuadra e tij ishte me fat, pasi përballë kishte Atalantan më të mirë të sezonit.

“Ne ishim me fat që shënuam golin e parë në një moment kaotik, dhe nga aty patëm besimin se mund të fitonim” ka thënë Sarri, transmeton lajmi.net.

Ishte Gonzalo Higuain që riktheu Juventusin në lojë, duke shënuar dy gola pasi skuadra e tij ishte në disavantazh.

Rezultatin final dhe fitoren e skuadrës së Maurizio Sarri e vendosi argjentinasi tjetër, Paulo Dybala. /Lajmi.net/