Sarri gati për kontratë dy vjeçare me Juventus – Marrëveshja të arrihet sot?

Duket se drama mes Juventus dhe Maurizio Sarri do të kurorëzohet sot, me marrëveshjen mes dy palëve.

Sport

15/06/2019 08:14

Zyrtarizimi mes dy palëve pritej të ndodhte dje, mirëpo asgjë nuk përfundoi, pasi akoma nuk ka zyrtarizim formal nga trajneri apo skuadra.

‘Sky Sport Italia’ insiston se Sarri do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me Juventus, me Chelsean që do të pranojnë 1.1 milionë funte në kompensim, transmeton lajmi.net.

Për detajet e tjera të kontratës, Di Marzio shkruan se do të vendoset sot, pas disa takimeve në Londër dhe Milano.

Sarri pati një sezon jo të dobët tek Chelsea, ku arriti ta mbyllte sezonin në pozitën e tretë, si dhe duke triumfuar në Ligën e Evropës. /Lajmi.net/