Sarri: De Ligt do të bëhet mbrojtësi më i mirë në botë

Maurizio Sarri ka vetëm komente pozitive për yllin e skuadrës së tij, Matthijs De Ligt.

Sport

06/01/2020 22:06

De Ligt i cili kaloi nga Ajax te Juventus gjatë merkatos së verës, nuk ka arritur që të gjej formën e tij më të lartë, por trajneri i tij ka besim në të.

Sarri beson se De Ligt ka potencialin që të jetë mbrojtësi më i mirë në botë, dhe pret shumë nga holandezi.

“Unë jam i pari që jam bindur se ai (De Ligt) do të jetë mbrojtësi më i mirë në botë” ka thënë Sarri, transmeton lajmi.net.

“Ai ka pasur muaj të vështirë duke luajtur çdo tri ditë dhe duke u përshtatur në një vend të ri, ligë të re, me gjuhë të re” ka shtuar trajneri italian.

De Ligt ishte në bankën e rezervistëve në ndeshjen që Juventus sot e fitoi 4:0 kundër Cagliari. /Lajmi.net/