Santos i thur lavde Shqipërisë

Përzgjedhëzi i Portugalisë, Fernando Santos, e ka lavdëruar skuadrën e Shqipërisë, para përballjes që do të zhvillohet ditën e hënë në Elbasan.

Sport

06/09/2015 17:23

Santos ka thënë se Shqipëria ka një ekip mjaft të motivuar dhe agresiv të cilët janë të gatshëm për t’a shkruar historinë për shtetin e tyre.

“Kjo sfidë nuk do të jetë fundi, sepse asgjë nuk do të zgjidhet matematikisht, por do të jetë një hap i rëndësishëm drejt kualifikimit. Ata kanë një ekip shumë të motivuar, të cilët janë shumë pranë një arritje historike për të shkuar në Evropian”, ka thënë Santos