Sanksionohen dy bashkëpunëtorë të Abramovich

Dy bashkëpunëtorë të pronarit të Chelsea, Roman Abramovich, Eugen Tenenbaum dhe David Davidovich janë sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar.

Sport

14/04/2022 20:24

Dy bashkëpunëtor të rusit, Abramovich janë sanksionuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, me ngrirje të aseteve deri në 10 miliardë paund.

Mbretëria e Bashkuar janë duke synuar të sanksionojnë të gjithë ata që janë të lidhur me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, pas luftës që është duke e zhvilluar në Ukrainë.

“Ne po shtrëngojmë rrotën e makinës së luftës së Putinit dhe po synojmë rrethin e njerëzve të afërt.

Ne do të vazhdojmë me sanksionet derisa Putini të dështojë në Ukrainës”, tha në një deklaratë Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, përcjell lajmi.net.

Vetë Abramovichi është sanksionuar nga qeveria britanike, duke e bërë atë të nxjerrë klubin në shitje në një proces që ende vazhdon./Lajmi.net/