Sanksionet ndaj Abramovich ndikojnë skuadrën, Tuchel për të ardhmen: Ndryshon e djeshmja nga e sotmja
Thomas Tuchel është pyetur përsëri për të ardhmen e tij te skuadra e Chelsea.
Sport
Trajneri gjerman, Thomas Tuchel ka parë skuadrën e tij të afektohet jashtëzakonisht shumë si pasojë e sanksioneve që Britania e Madhe i vendosi oligarkut Roman Abramovich.
Tuchel ka thënë se është i lumtur që është te Chelsea, por që e djeshmja dallon shumë nga e sotmja.
“Unë jam akoma shumë i lumtur që jam këtu, akoma i lumtur që menaxhoj një klub të fortë futbolli dhe i lumtur që luajmë ndeshjen sot (ndaj Norwich)”, ka thënë ish-trajneri i PSG e Dortmund, përcjell lajmi.net.
“Është ndryshim goxha i madh nga e djeshmja te e sotmja, por nuk mund të ndikojmë asgjë”, shtoi trajneri i Chelsea.
Tuchel i dha titujt e fundit skuadrës së Chelsea në ‘epokën Abramovich’. ‘Blutë’ nuk do të mund të blejnë lojtarë as të rinovojnë kontrata, për sa kohë Abramovich ka skuadrën në pronësi. Po ashtu, procesi i shitjes së klubit është pauzuar, për shkak të kushteve të reja që vendosi qeveria britanike. /Lajmi.net/