Sane transferohet te Bayern Munich nëse ndodh kjo gjë!

Bayern Munich do të tentojë transferimin e Leroy Sane nga Manchester City, vetëm nëse lojtari do të kërkojë një kalim në Bavari.

Sport

05/06/2019 16:47

Ylli gjerman është përfolur për një kalim në Gjermani, te skuadra e Bayern Munich.

‘Bavarezët’ janë në kërkim të lojtarëve që do të zëvendësojnë Franck Ribery dhe Arjen Robben, që janë larguar pas përfundimit të këtij sezoni.

Leroy Sane, është konsideruar si një alternativë e mundshme për të pasuar këta dy lojtarë në ‘Allianz Arena’.

Por, sipas Karl Heinz Rummenigge, një transferim i mundshëm i Sane drejt Bayern Munich, do të ndodh vetëm me dëshirën e lojtarit./Lajmi.net/