Sane nuk do të largohet nga Bayerni
Leroy Sane nuk do të largohet nga Bayern Munich. Sane ka kontratë me bavarezët deri në vitin 2025 dhe një largim i hershëm i tij nuk pritet të ndodhë. Shumë media raportuan se gjermani mund të transferohej te Real Madridi apo Arsenali, por një lëvizje e tillë nuk pritet të realizohet, transmeton lajmi.net. Sipas ‘Mundo…

Sport
Leroy Sane nuk do të largohet nga Bayern Munich.
Sane ka kontratë me bavarezët deri në vitin 2025 dhe një largim i hershëm i tij nuk pritet të ndodhë.
Shumë media raportuan se gjermani mund të transferohej te Real Madridi apo Arsenali, por një lëvizje e tillë nuk pritet të realizohet, transmeton lajmi.net.
Sipas ‘Mundo Deportivo’, Sane është i lumtur në ‘Allianz Arena’.
Thashethemet për një largim e mundshëm u përhapën pas transferimit të Sadio Mane drejt Bayernit, por gjermani është i gatshëm të garojë me senegalezin./Lajmi.net/