Sane – Bayern, ky është zhvillimi i fundit

Bayern Munich ka shumë dyshime se një marrëveshje mund të arrihet për Leroy Sane këtë verë, me presidentin e klubit Uli Hoeness i cili i konsideron të 'çmendura' kërkesat e Manchester Cityt.

Sport

03/06/2019 11:28

Kampionët e Bundesligës e kanë anësorin gjerman top-prioritet për merkaton verore.

Një marrëveshje e mundshme është diskutuar shumë, me Bayernin që shihet si ekip ideal për Sane, i cili ka vuajtur jashtëzakonisht shumë këtë sezon me Cityn, transmeton lajmi.net.

City, megjithatë, nuk e ka ndërmend të ndahet me një lojtar që premton shumë për të ardhmen.

Kostoja e transferimit pritet të kushtojë rreth 100 milionë euro, në rast se ‘Bavarezët’ vendosin të paguajnë klauzolën e ish-lojtarit të Schalke.

Vetë presidenti i klubit të Bayern e kishte pohuar më herët se kanë pasur kontakte me Cityn për yllin gjerman. /Lajmi.net/