Sane – Bayern, ja çka thotë Rummenigge

Bayern Munich janë duke u treguar të durueshëm në merkato, por Karl-Heinz Rummenigge shpreson se klubi ende mund të aranzhojë një marrëveshje për të nënshkruar me Leroy Sanen e Manchester Cityt.

Sport

08/07/2019 17:31

Kampionët e Bundesligës tashmë kanë sjellë në ‘Allianz Arena’ Benjamin Pavard dhe Lucas Hernandez, ky i fundit erdhi si një rekord i klubit – me tansferimin që kushtoi rreth 80 milionë eurosh.

Por kërkohen ardhje të reja, veçanërisht me Franck Ribery dhe Arjen Robben që janë larguar, dhe Bayerni deri më tani janë të frustruar me situatën e Sane, transmeton lajmi.net.

I pyetur në lidhje me objektivin kryesor Sane, Rummenigge tha në një konferencë shtypi: “Statusi është që ai të kthehet nga pushimet këtë javë dhe nuk dëshiron të flasë gjatë kohës së pushimit”.

“Tani do t’iu duhet të prisni në paqe dhe qetësi për të parë nëse diçka lëviz në këtë drejtim”.

“Është e ditur mirë se ne jemi ende në kërkim të një lojtari anësor. Kemi humbur Franck Riberyn dhe Arjen Robben, dy lojtarë që kanë formuar fytyrën e Bayernit”. /Lajmi.net/