Sandro para ndeshjes ndaj Benfica: E dimë se i vetmi rezultat që kryen punë është fitorja

Alex Sandro ka dhënë disa komente para ndeshjes së radhës për Juventus, e cila zhvillohet në Champions League. Skuadra e Juventus do të ketë një sfidë mjaft të vështirë, kësaj radhe kundër Benfica, me synimin për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim tutje. Mbrojtësi i Juves, Alex Sandro thotë se skuadra tashmë e ka të…

Sport

24/10/2022 21:35

Alex Sandro ka dhënë disa komente para ndeshjes së radhës për Juventus, e cila zhvillohet në Champions League.

Skuadra e Juventus do të ketë një sfidë mjaft të vështirë, kësaj radhe kundër Benfica, me synimin për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim tutje.

Mbrojtësi i Juves, Alex Sandro thotë se skuadra tashmë e ka të qartë se i vetmi rezultat që pranohet është fitorja.

“Ne e dimë se i vetmi rezultat që numërohet është fitorja. Ne erdhëm këtu për të fituar, ne po përmirësohemi dhe s’mund të përballojmë më humbje”, ka thënë Sandro, përcjell lajmi.net.

“Ne duam të tregojmë më të mirën tonë, ne duam të japim më të mirën dhe të fitojmë ndeshjet. Kam luajtur në këtë stadium kur isha te Porto, i njoh disa lojtarë. Do të jetë ndeshje e vështirë, por ne jemi të përgatitur dhe jemi gati. E dimë se do të bëjmë paraqitje të mirë”, shtoi tutje braziliani.

Për Alex Sandro ky pritet të jetë sezoni i tij i fundit në Champions League me fanellën e Juventus. /Lajmi.net/