Sanchez: Tek Interi, për të fituar diçka

Alexis Sanchez ka deklaruar se është shumë i lumtur që do të mbetet tek Inter, duke shtuar se është i uritur të fitojë diçka me këtë skuadër.

Sport

07/08/2020 09:20

Kiliani kaloi një sezon në ‘San Siro’ i huazuar nga Manchester United, dhe me paraqitjet e tij, sidomos pas rifillimit të sezonit në Serie A, ka bindur drejtuesit ‘Zikaltër’ për transferimin e tij.

Inter ka transferuar falas 31 vjeçarin, por i kanë ofruar një pagë të lartë.

“Përshëndetje tifozë të Inter. Jam shumë, shumë i lumtur që qëndroj me ju”, ka deklaruar Sanchez, përcjell lajmi.net.

“Unë e kisha dëshirën për të qëndruar këtu sepse kam gjetur një familje te stafi dhe të gjithë janë të etur të luftojnë për të fituar diçka për këtë klub”.

“Jam i uritur dhe dua të fitoj diçka, kjo është pse jam kaq i lumtur që jam këtu, me ju, për të fituar diçka”./Lajmi.net/