Sanchez fundos Anglinë

Sulmuesi Alexis Sanchez shënoi nga një herë në secilën pjesë të lojës, për fitoren e Kilit ndaj Anglisë 2:0, në miqësoren ndërkombëtare të zhvilluar në Wembley. Ylli i Barcelonës konfirmoi periudhën e formës së mirë duke ndëshkuar skuadrën e selektorit Roy Hodgson, pikërisht në shtëpinë e tyre. Sanchez kaloi Kilin në epërsi në minutën e…

Sport

15/11/2013 22:01

Sulmuesi Alexis Sanchez shënoi nga një herë në secilën pjesë të lojës, për fitoren e Kilit ndaj Anglisë 2:0, në miqësoren ndërkombëtare të zhvilluar në Wembley.

Ylli i Barcelonës konfirmoi periudhën e formës së mirë duke ndëshkuar skuadrën e selektorit Roy Hodgson, pikërisht në shtëpinë e tyre.

Sanchez kaloi Kilin në epërsi në minutën e 7-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Kurse, edhe gjatë të dytës vendasit nuk arritën të kthehen në lojë, ndërsa ishte sërish i njëjti futbollist, Sanchez, ai që i ndëshkoi prapë, dhe ia siguroi fitoren e skuadrës së tij kur realizoi një gol të bukur në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Sanchez bëri atë që e kishte bërë Marcelo Salas në vitin 1998 kur shënoi dy herë në fitoren e Kilit ndaj Anglisë.