Samsung vonon lansimin e smartfonëve të palosshëm, pas raportimit se këta të fundit po thyhen pas disa ditësh përdorimi

Samsung ka shtyrë lansimin e smartfonëve të palosshëm, disa ditë pasi disa shqyrtime të mëhershme thanë se ekranet në pajisjet e tyre thyheshin disa ditë pas përdorimit.

Auto & Tek

22/04/2019 21:28

Kompania tha se kishte vonuar lansimin  e Fold Galaxy “për të vlerësuar plotësisht reagimet dhe për të drejtuar testime të mëtutjeshme”, transmeton lajmi.net.

Samsung nuk ka thënë kur do të dalë në shitje pajisja, e cila pritet të kushtojë rreth 2 mijë euro.

Një datë e re e lansimit të pajisjes do të shpallet në “javët e ardhshme”.

Në një deklaratë, Samsung tha se dyshonte se dëmi i përjetuar nga disa nga përdoruesit u shkaktua nga “ndikimi në zonat e ekspozuara në pjesën e sipërme dhe të poshtme të varëses”.

Kompania gjigante tha gjithashtu se ai gjeti “substanca” brenda njërit prej pajisjeve të shqyrtimit, të cilatmund të kenë ndikuar në performancën e saj.

Lansimi do të ndodh në Hong Kong dhe Shangai. /Lajmi.net/