Samsung sjellë ekrane të lakuara për PC

Monitori i parë i lakuar i Samsung tani ka dalë në shitje.

Auto & Tek

31/12/2014 16:29

Samsung sigurisht se i pëlqen pajisjet e lakuara HDTV, dhe tani është duke e zgjeruar dizajnin e tij edhe tek pajisjet PC.

Sot kompania zbuloi një model të ri të quajtur Ativ One 7, një pajisje që i ka të gjitha dhe punon si një makinë Windows që përmban një ekran të lakuar, transmeton Lajmi.net.

Samsung thotë se ky ekran luan me sytë tuaj duke iu bërë të mendoni se është më i madh se sa që është në të vërtetë. Lakimi i ekranit vërehet më shumë kur ju qëndroni afër tij se sa kur e shikoni atë nga një largësi.

Me çipin e tij Intel Core i5 dhe 8GB RAM, Ativ One 7 plotëson mjaftueshëm nevojat tuaja bazike për lojëra dhe filma, transmeton Lajmi.net.

Në brendësi Ativ One 7 ka 1TB hapsirë për ruajtjen e të dhënave dhe 4 porte për USB dhe një lexues të SD kartave me sistemin operativ Windows 8.1 të futur në të.

Ativ One 7 do të fillojë të shitet në mes të vitit 2015 dhe do të kushtojë $1,299.