Samsung S20 me kamerë të avancuar, “afron” te përdoruesi edhe gjësendet më të imta

Kompania jugkoreane teknologjike, Samsung, ka prezantuar telefonin më të ri Galaxy S20.

Auto & Tek

12/02/2020 18:53

Ky i fundit ofron tri opsione: S20, S20+ dhe S20 Ultra, që ka fituar vëmendjen e të gjithë atyre personave të apasionuar pas markës, transmeton lajmi.et.

Por, ajo çfarë po cilësohet si revolucion teknologjik është kamera e avancuar, që në gjuhën e teknologjisë informative përdoret si “zoom in” (afrim).

Zyrtarë të kësaj kompanie pretendojnë se prodhimi i këtij  telefoni ka sjellë inovacione të shumta, e ndër to është edhe zoom in x100 që ndihmon dallimin e gjësendeve të ndryshme që janë larg dhe nuk mund të afrohen për t’i parë më mirë.

Çmimi  i cili është etiketuar ndaj modelit standard fillon nga një mijë dollar. /Lajmi.net/

YouTube player