Samsung po punon për laptop me ekrane të palosshme

Samsung do të prezantojë konceptin e saj të smartphonit të palosshëm muajin tjetër, por kompania po punon edhe në pajisje më të mëdha me ekran të palosshme.

Auto & Tek

25/10/2018 10:58

“Sikurse që Samsung kishte njoftuar se smartphone i palosshëm nuk do të jetë e lehtë të punohet në të, poashtu edhe puna në laptop me ekran të palosshëm do të jetë një sfidë e madhe”, tha Lee Min-Cheol , nënkryetar i marketingut për PC në Samsung , gjatë një evenimenti në Korenë e Jugut më parë këtë javë, transmeton lajmi.net.|

Ekrani i palosshëm në laptop mund të ndryshojë në treg për pajisje 2-in-1. Laptopët e konvertueshëm ekzistues po përpiqen të kalojnë në tabletë, por një ekran i palosshëm do të lejonte dizajne krejtësisht të reja.

Samsung nuk ka njoftuar me cilat kompani ajo po bashkëpunon, ose në cilën datë prototipi do të përfundojë. Laptopë si Folti i ri i Specter nga HP do të ishte një kandidat ideal për një ekran fleksibël dhe të palosshëm, shkruan The Verge .

Korea Herald raportoi se Samsung shiti çdo vit rreth 3.2 milion copë dhe se ata “luajnë një rol qendror në mesin e IT produkteve. /Lajmi.net/