Samsung po krijon një tablet 12 inç
Ndoshta nuk e mbani mend, por dikur Samsung ka realizuar disa tabletë të markës Ativ me sistemin operativ Windows. Kompania koreane ka kohë që nuk ka nxjerrë në treg një pajisje Ativ.

Auto & Tek
Kjo mund të ndryshojë së shpejti, pasi sipas disa informacioneve të reja që na vijnë nga Kina, Samsung po punon për krijimin e një tableti me ekran 12 inç që do të operojë me sistemin Windows 10.
Ky tablet si duket do të ketë ekran me prekje Super AMOLED, procesorin Intel Core M 14nm, 4GB RAM dhe lapsin digjital S-Pen. Ai do të jetë vetëm 6.2 mm i hollë dhe do të peshojë 600 gramë. Rezolucioni nuk është përmendur, por mendojmë se duhet të jetë i lartë, ndoshta 2,560×1,600 ose 3,840×2,400 pikselë.
Nëse Samsung po punon me të vërtet me këtë pajisje, atëherë më shumë informacione do të zbulohen në ditët në vazhdim.