Samsung mund Apple me një laptop 12 inç

Laptopi i ri 12 inç nga Samsung i quajtur ‘Ativ Book 9’ vjen me një ekran më të mprehtë dhe super të ndritshëm.

Auto & Tek

31/12/2014 16:18

Samsung ka prodhuar disa laptopë mjaft mbresëlënës nga linja e Ativ Book 9, dhe për vitin 2015 kompania është duke vënë përpara një Ultrabook të ri i cili mund të jetë edhe përgjigja më e mirë kundrejt MacBook Air të Apple.

2015 Ativ Book 9 përfshin një ekran 12.2 inç që është në gjendje të ofrojë pamje super të ndritshme, duke kërcyer në një nivel të shkëlqimit deri në 700 thërija kur e aktivizoni modalitetin e saj në natyrë, transmeton Lajmi.net.

Çfarë është e veçantë në këtë laptop është edhe bateria e tij e cila zgjatë deri në 10.5 orë. Në anën tjetër, pamja e 2015 Ativ Book 9 është e ngjashme me laptopët e tjerë të linjës së fundit të Samsung.

Ai është krejtësisht nga alumini dhe ka një kornizë të bukur dhe një tastierë të madhe.