Samsung konfirmon datën e lansimit të Galaxy S10 5G

Samsung Galaxy S10 5G do të lansohet më 7 qershor të këtij viti.

Auto & Tek

16/05/2019 17:59

Gjykuar nga emri, Galaxy S10 5G nuk është thjesht një Samsung Galaxy S10 me shpejtësinë e rrjetit 5G.

Në fakt, është një telefon krejtësisht i ri me një numër karakteristikash të reja, të cilat nuk hasen tek Galaxy S10, transmeton lajmi.net.

Galaxy S10 5G ka ekranin më të madh të çdo telefoni të ri të linjës, që përfshin Galaxy S10 Plus.

Galaxy S10 5G gjithashtu miraton dizajnin e ri Infinity-O, i cili lejon panelin të shpaloset në tërë.

Ashtu si Galaxy S10 Plus, S10 5G ka një konfigurim të dyfishtë kamerash. Ndërsa Galaxy S10 Plus ka një sensor thellësie prej 8 megapikselësh, Galaxy S10 5G ka një hQVGA 3D sensor.

Së fundi, Samsung Galaxy S10 5G vjen me 8GB RAM – pak më pak se 12GB brenda Galaxy S10 Plus. Ndryshe nga çdo model tjetër në rangun S10, Galaxy S10 5G nuk ka hapësirën e zgjerueshme nëpërmjet MicroSD.

Në bazë t një raporti, modeli 256GB do të kushtojë rreth 1,100 euro dhe modeli 512GB do të kushtojë rreth 1.220 euro. /Lajmi.net/