Samsung Galaxy S7 do të ketë kamerën më të mirë

Shumë celularë aktualisht janë duke u bërë me kamera më cilësore, me më shumë megapiksel, për t’i bërë fotografitë më të mira.

Auto & Tek

05/11/2015 20:31

Samsung mendoi ta bëjë të njëjtën gjë, duke prodhuar një kamerë 12MGP për modelin e ardhshëm S7.

Modeli i ardhshëm S7 thuhet se do të jetë në gjendje të shkrepë fotografi të pastra edhe në ambiente me dritë shumë të dobët.

Kjo do ta bënte celularin e Samsung më të mirin në botë për kamerë, transmeton lajmi.net.

Sipas raporteve të hershme, thuhet se Galaxy S7 mund të përdorë një sensor 20MGP ISOCELL, i cili do të përmirësonte dukshëm kamerën e Samsung.

Teknologjia e një sensori për dritë të dobët duket të jetë qëllimi i ardhshëm i kamerave të celularëve të mençur. (lajmi.net)