Samsung Galaxy S5 Plus do të lansohet në nëntor?

Tregu i Samsung do të ketë një synim të ri këtë herë me një pajisje të re Galaxy S5 Plus që do të lansohet shumë shpejt në Evropë.

Auto & Tek

25/10/2014 19:59

Ky celularë është më i shpejti i llojit Android, dhe pritet që të lansohet në Evropë gjatë muajit nëntor.

“Ky celularë mund të bëjë gjithçka! Galaxy S5 Plus është rezistent ndaj ujit, rërës dhe pluhurit. Mund ta keni kudo me vete – kudo që të shkoni. Galaxy S5 Plus përmban lidhje 4G”, tha në një fjalim kompania në Holandë.

Samsung Galaxy S5 Plus në pamje nga jashtë duket shumë ngjajshëm me Galaxy S5, por ndryshimi qëndron brenda në të.

Pajisja përmban një procesor 805 Snapdragon, duke e bërë celularin Android më të shpejt në botë, transmeton Lajmi.net.

Galaxy S5 Plus përmban një performancë 4G të internetit që mundëson shkarkime në 300Mps.

Përveç këtyre, të tjerat specifika janë identike si të Galaxy S5, duke përfshirë edhe ekranin 5.1 inç me rezolucion 1080 x 1920, kamerë mbrapa 16MP, kamerë para 2MP, 2GB RAM dhe një teknologji për skanim të shenjave të gishtrinjëve që është i çertifikuar edhe me PayPal.

Galaxy S5 Plus do të veprojë përmes sistemin operativ Android 4.4.2 KitKat.