Samsung Galaxy S10E me lexuesin e ‘fingerprint’-it më të shpejtë që keni parë ndonjëherë

Samsung Galaxy S10e sjell karakteristikat kryesore të kompanisë në një audiencë të re, me një çmim të dukshëm më të ulët se Galaxy S10 dhe Galaxy S10 Plus.

Auto & Tek

12/03/2019 18:23

Linja Galaxy S e Samsung ka shkuar gjithmonë fyt-për-fyt me iPhone të Apple dhe smartfone të Google Pixel – dhe ka qenë në përputhje me çmimet gjithnjë në rritje, transmeton lajmi.net.

Çmimi i Samsung Galaxy S10e fillon në 660 euro për versionet e kapaciteteve të ruajtjes 6 dhe 128GB RAM.

Ajo çfarë e bën të veçantë këtë smartfon nga të tjerët është edhe shpejtësia e njohjes së “fingerprint”-it, për të cilën është folur pak përgjatë rishikimeve nga ekspertët.

Megjithatë, një përdorues në Twitter ka zbuluar këtë “sekret” përmes një video të ngarkuar në po këtë rrjet social, të cilën mund ta ndiqni më poshtë. /Lajmi.net/