Samiti i SEECP në Tiranë, Serbia voton kundër deklaratës së përbashkët

Nën kryesimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, në Tiranë u zhvillua këtë të hënë Samiti i SEECP-së me pjesëmarrjen e liderëve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Në përfundim të Samitit ka pasur diskutime lidhur me deklaratën e përbashkët e cila ishte parashikuar të firmosej para fotos familjare. Një gjë e tillë nuk…

Lajme

16/06/2025 19:53

Nën kryesimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, në Tiranë u zhvillua këtë të hënë Samiti i SEECP-së me pjesëmarrjen e liderëve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Në përfundim të Samitit ka pasur diskutime lidhur me deklaratën e përbashkët e cila ishte parashikuar të firmosej para fotos familjare. Një gjë e tillë nuk ndodhi.

Kryeministri i Serbisë ka qenë personi i parë i cili është larguar.

Euronews Albania raporton se Serbia ka pasur vërejtje dhe rezerva për nënshkrimin e marrëveshjes së përbashkët për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme.

Gjithashtu gjatë takimit ka pasur  përplasje për “fusnote” e Kosovës nga kryeministri i Serbisë, dhe për këtë arsye është larguar më herët nga takimi.

Serbia ishte i vetmi shtet që votoi kundër deklaratës së samitit të liderëve të SEECP në Tiranë.