Samir Shahini emërohet drejtor i Arsimit në Komunën e Prishtinës
Samir Shahini është emëruar drejtor i Arsimit në Komunën e Prishtinës. Lajmin për këtë e ka dhënë kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Rama ka thënë se Shahini ka mbi një dekadë përvojë në menaxhimin e arsimit dhe zhvillimin e politikave edukative, shkruan lajmi.net. Ai ka thënë se angazhimi i tij është fokusuar në…

Lajme
Samir Shahini është emëruar drejtor i Arsimit në Komunën e Prishtinës.
Lajmin për këtë e ka dhënë kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Rama ka thënë se Shahini ka mbi një dekadë përvojë në menaxhimin e arsimit dhe zhvillimin e politikave edukative, shkruan lajmi.net.
Ai ka thënë se angazhimi i tij është fokusuar në promovimin e cilësisë në arsim. si dhe ndër vite ka kontribuar në projekte edukative dhe sociale, duke punuar me organizata ndërkombëtare dhe vendore.
“Përvoja e tij në trajnime, analizë të politikave arsimore dhe ndërtimin e strategjive të zhvillimit e bëjnë atë një kuadër të përgatitur për përmirësimin e arsimit në kryeqytet. Vizioni dhe angazhimi i tij janë në harmoni me synimet tona për ngritjen e cilësisë në shkolla dhe zgjerimin e reformës të mësimit tërëditor”, ka shkruar Rama.
Shahini vjen në këtë pozitë pasi ish drejtoresha e Arsimit në kryeqytet, Jehona Lushaku Sadriu ka fituar mandatin e deputetes dhe ka lëshuar pozitën e drejtoreshës. /Lajmi.net/
Njoftimi i tij i plotë në Facebook: