Sami Lushtakun e Ramiz Lladrovcin ‘i bashkon’ protesta kundër Gjykatës Speciale

Sami Lushtaku e Ramiz Lladrovci janë parë afër njëri tjetrit në protestën kundër Gjykatës Speciale, që po mbahet sot në Prishtinë. Sipas pamjeve të publikuara, Lushtaku e Lladrovci janë parë shumë afër njëri tjetrit në rreshtin e parë të protestës. Në mes tyre ndodhej Latif Gashi, ish-zëvendësi i SHIK-ut. Lushtaku e Lladrovci janë përplasur me…

Lajme

07/08/2025 17:16

Sami Lushtaku e Ramiz Lladrovci janë parë afër njëri tjetrit në protestën kundër Gjykatës Speciale, që po mbahet sot në Prishtinë.

Sipas pamjeve të publikuara, Lushtaku e Lladrovci janë parë shumë afër njëri tjetrit në rreshtin e parë të protestës.

Në mes tyre ndodhej Latif Gashi, ish-zëvendësi i SHIK-ut.

Lushtaku e Lladrovci janë përplasur me njëri tjetrin për shkak të kandidaturave për Komunën e Drenasit.