Sami Lushtaku kujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin: Lavdi e përjetshme dëshmorëve të lirisë

Në 28-vjetorin e rënies së Fehmi Lladrovcit, Sami Lushtaku ka kujtuar figurën e komandantit të Brigadës 114, bashkëshortes së tij, heroinës Xhevë Lladrovci, si dhe luftëtares Fatime Hetemi. Përmes një postimi, Lushtaku ka vlerësuar kontributin e Fehmi Lladrovcit në çështjen kombëtare, duke e përshkruar atë si intelektual, patriot dhe luftëtar të përkushtuar, raporton lajmi.net “Feha…

Lajme

22/09/2026 10:00

Në 28-vjetorin e rënies së Fehmi Lladrovcit, Sami Lushtaku ka kujtuar figurën e komandantit të Brigadës 114, bashkëshortes së tij, heroinës Xhevë Lladrovci, si dhe luftëtares Fatime Hetemi.

Përmes një postimi, Lushtaku ka vlerësuar kontributin e Fehmi Lladrovcit në çështjen kombëtare, duke e përshkruar atë si intelektual, patriot dhe luftëtar të përkushtuar, raporton lajmi.net

“Feha ishte burrë i idealeve të mëdha, trim i rrallë dhe vizionar i çështjes kombëtare. Ai nuk u mjaftua vetëm me ëndrrën për liri. Ai ia kushtoi jetën organizimit, sakrificës dhe luftës për ta bërë atë realitet”, ka shkruar Lushtaku.

Ai ka përmendur edhe angazhimin e Lladrovcit pas kthimit nga mërgimi, kur iu bashkua organizimit dhe drejtimit të luftës, duke marrë drejtimin e Brigadës 114 të Zonës së Drenicës.

Fehmi Lladrovci ra më 22 shtator 1998, në pikën e Gradinës në Gllanasellë, gjatë ofensivës së forcave serbe në Drenicë. Në të njëjtën betejë ranë edhe bashkëshortja e tij, Xhevë Lladrovci, dhe luftëtarja Fatime Hetemi.

Në përfundim të postimit, Lushtaku ka nderuar të gjithë dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

“Lavdi e përjetshme Fehmi e Xhevë Lladrovcit, Fatime Hetemit dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë më të shtrenjtën për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar ai./Lajmi.net/