Sam Smith fiton ‘betejën’ me Adele, do këndojë kolonën zanore të ‘James Bond’ (Foto)

Këngëtari britanik Sam Smith është zgjedhur për të kënduar kolonën zanore të filmit të radhës të serisë '007'.

ShowBiz

08/09/2015 11:22

Pas një misteri të madh e për një kohë të gjatë, është zbuluar se këngëtari britanik Sam Smith do të jetë artisti që do këndojë këngën për filmin e ri të James Bond, Spectre.

Smith gjithashtu ka shkruar këngën që ka titullin ‘Writing’s on the wall’ dhe kënga do të dalë në shitje më 25 shtator, transmeton lajmi.net.

Këngëtari i hitit ‘I’m not the only one’ është shprehur se ky është ndër momentet kyqe të karrierës së tij pasi është i nderuar që është pjesë e kësaj trashëgimie britanike dhe do i bashkohet një vije të disa prej artistëve që ai ka inspirim.

Këngën për filmin e kaluar ‘Skyfall’ e ka kënduar Adele, e cila ka fituar edhe çmimin Oscar për këngën më të mirë./Lajmi.net