“Sali Berisha organizoi vrasjen e vëllezërve” – Dëshmia e Aishe Haklaj në SPAK: Si më zhduku familjen?

Që prej orës 08:30 të mëngjesit (lajmi u publikua rreth orës 19:00), Aishe Haklaj po dëshmon në SPAK për një kallëzim të bërë ku ajo pretendon se ish kryeministri Sali Berisha është personi që ka organizuar vrasjen e vëllezërve të saj si dhe disa personave të tjerë nga 1998 – 2000, ngjarje të ndodhura në…

Lajme

28/04/2023 23:40

Që prej orës 08:30 të mëngjesit (lajmi u publikua rreth orës 19:00), Aishe Haklaj po dëshmon në SPAK për një kallëzim të bërë ku ajo pretendon se ish kryeministri Sali Berisha është personi që ka organizuar vrasjen e vëllezërve të saj si dhe disa personave të tjerë nga 1998 – 2000, ngjarje të ndodhura në Tropojë.

Në kallëzimin pretendohet se konflikti ka nisur në ’97, kohë që ka qenë organizuar një tubim në zonën e Tropojës. Prishja e tubimit nga një anëtar i familjes Haklaj ka bërë që të nisë konflikti dhe më pas kanë rrjedhur edhe ngjarjet e tjera kriminale, ku jaë vrarë disa anëtarë të familjes por edhe të tjerë.

Në një lidhje live nga Gjykata e Posaçme, gazetari Ermal Vija raporton se Haklaj po dëshmon përpara kreut të SPAK, Altin Dumani dhe prokurores Erida Kaçkini sa i takon këtij kallëzimi të kryer nëpërmjet avokatit të saj. Sipas gazetarit, Aishe Haklaj gjithashtu ka pretenduar se ka qenë dëshmitare e një vrasjeje.

Aishe Haklaj është marrë në cilësinë e personit që ka dijeni apo personit që ka kallëzuar Berishën edhe 15 personat e tjerë si të përfshirë në vrasjet e ndodhura në Tropojë”, tha gazetari.

“Janë disa dosje, të pazbardhura që janë duke u kryer hetime dhe janë duke u marrë deklarimet e cila pretendon se ka qenë edhe dëshmitare e një vrasjeje, ku është vrarë një nga vëllezërit e saj.“, shtoi ai./abcnews.al