Salah nuk është në shitje
Liverpool nuk ka dyshime për statusin e sulmuesit Mohamed Salah.
Sport
Liverpool nuk planifikon shitjen e Mohamed Salah, ka bërë të ditur tabloidi britanik The Sun, transmeton lajmi.net.
Së fundmi qarkulluan spekulime se ylli egjiptian është i pakënaqur në Anfield dhe mendon të largohet nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni.
Lajmi ka alarmuar klube të ndryshme evropiane të interesuara për transferimin e tij.
Mirëpo, Reds duket se nuk janë duke e konsideruar mundësinë e shitjes së Salah. /Lajmi.net/