Salah, njësoj si Pogba
Përforcimi i ri i Fiorentinës, Mohamed Salah ka realizuar gjashtë gola në shtatë paraqitje, përfshirë një asistim, aq sa ka edhe ylli i Juventusit, Paul Pogba, por në 21 takime.

Sport
Mohamed Salah realizoi dy gola në fitoren e Fiorentinës ndaj Juventusit në Torino në ndeshjen e parë të Coppa Italia, të enjten.
Përforcimi i ardhur në janar nga Chelsea ka shkëlqyer me paraqitjet e deritashme në skuadrën Viola.
Në total, ai ka bërë shtatë paraqitje duke realizuar gjashtë gola.
E një statistikë interesante është edhe ajo se ylli i Juventusit, Paul Pogba ka realizuar gjashtë gola, por në 21 paraqitje.
Ata të dy kanë nga një asistim dhe kjo bën që Salah të jetë larg më i mirë se Pogba, në statistikat e këtij edicioni. Befasi, se jo mahi.