Sadri Ferati: Kam paqartësi për demarkacionin, dua t’i dëgjoj dy palët

19:15 | 14 Korrik 2016

Sadri Ferati

Deputeti i LDK-së Sadri Ferati ka thënë se ka paqartësi për demarkacionin, dhe se për këtë dëshiron që t’i dëgjoj dy palët.

“Derisa është faza e debatit, mendoj që i ndihmojmë shumë qartësimit, nëse lejojmë të kemi debat. Mendim im i parë është se Komisioni duhet ta ketë bërë punën mirë, po kur ka ekspertë që thonë të kundërtën, më krijohet një paqartësi. Unë  kam dëshirë t’i dëgjoj të dy palët”, ka thënë ai.

“Dy gjana për mua janë të papranueshme, që gjithë këtë materie ta dërgojmë në drejtimi, ja është ja nuk është, dhe në ndarjen tradhtarë dhe patriotë”.

“Ne po flasim a ka gabime apo nuk ka gabime dhe do ta them një mendim timin personal”.

“Nuk është qëndrim i partisë: natyrshëm që fillimisht se ne kemi institucione dhe mendim im i parë është se Komisioni duhet ta ketë bërë punën mirë, kur ka esperta që thonë të kundërtën më krijohet një paqartësi”.

“Unë kam dëshirë t’i dëgjoj të dy palët”, ka shpjeguar ai.