“Prandaj, sot duhet t’i dëgjojmë dhe t’i pranojmë qytetarët kur na kërkojnë përgjegjësi. Kjo është pjesë e përgjegjësisë që vjen me mandatin dhe me besimin që na kanë dhënë”, përfundoi Sadiku.
Sadiku: Edhe LDK-ja mban përgjegjësi, është dashur ta bllokonim miratimin e ligjit për shtetësinë – Me të drejtë po na kërkojnë llogari
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka thënë se pajtohet me qytetarin që po kërkon llogari nga deputetët për miratimin e ligjit për shtetësinë, duke theksuar se përgjegjësi mban edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Përmes një postimi, Sadiku deklaroi se është e vërtetë që LDK-ja kishte votuar kundër ligjit, por sipas tij, kjo nuk ka qenë…
Lajme
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka thënë se pajtohet me qytetarin që po kërkon llogari nga deputetët për miratimin e ligjit për shtetësinë, duke theksuar se përgjegjësi mban edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Përmes një postimi, Sadiku deklaroi se është e vërtetë që LDK-ja kishte votuar kundër ligjit, por sipas tij, kjo nuk ka qenë e mjaftueshme.
“Personalisht, pajtohem me këtë të ri që po i kërkon llogari Hamezës dhe Hoxhës në shesh. Njësoj duhet të veprojë edhe me mua edhe me LDK-në. Është e vërtetë që kemi votuar kundër këtij ligji, por e kemi bërë me një heshtje të çuditshme. E kemi lejuar Kurtin, Vetëvendosjen dhe Listën Serbe ta kalojnë këtë ligj me shumë lehtësi”, ka shkruar ai.
Sadiku ka vlerësuar se opozita është dashur të ndërmerrte veprime më të forta për ta penguar miratimin e ligjit.
“Ne është dashur të protestojmë, ta bllokonim votimin dhe të bënim gjithçka që ishte në dorën tonë për ta ndalur këtë të keqe. Nuk e bëmë”, u shpreh ai.
Deputeti i LDK-së theksoi se qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë përgjegjësi nga përfaqësuesit e zgjedhur.