Robelli: LDK të propozojë tre emra për president dhe ta sfidojë VV-në

Gazetari Enver Robelli ka shkruar në lidhje me situatën politike në vend, saktësisht marrëveshjen e pritur mes VV-së dhe LDK-së për Presidentin. Ai ka thënë se LDK duhet të tregojë se kë dëshiron ta bëj President. “Nuk mund të thotë: «Na e jepni postin e presidentit, emrin nuk e tregojmë, pastaj ne në seancë të…

Lajme

06/08/2026 15:19

Gazetari Enver Robelli ka shkruar në lidhje me situatën politike në vend, saktësisht marrëveshjen e pritur mes VV-së dhe LDK-së për Presidentin.

Ai ka thënë se LDK duhet të tregojë se kë dëshiron ta bëj President.

“Nuk mund të thotë: «Na e jepni postin e presidentit, emrin nuk e tregojmë, pastaj ne në seancë të Kuvendit ju tregojmë kë e propozojmë». Kjo i bie: ta vësh parlamentin para aktit të kryer. Por deputetët duhet të binden për të votuar një kandidat, nuk mund të shantazhohen. Nëse kandidati apo kandidatja e propozuar nga LDK pesë minuta para votimit është i/e padenjë për postin, çfarë pret LDK? Nënshtrim ndaj diktatit të saj. Kjo është lojë symbylltas dhe kështu nuk zgjidhet kriza politike”, ka shkruar Robelli.

Ai ka pyetur se pse LDK nuk po e merr guximin të propozojë tre kandidatë për president dhe kështu ta sfidojë VV-në e t’u tregojë qytetarëve të Kosovës se vërtet është e interesuar të ndërtojë institucione.

Robelli ka thënë se në këtë rast VV do të mbetej në rolin aspak të këndshëm të eksperimentueses së rrezikshme politike.

“Gjithsesi, VV duhet të tregojë gatishmëri për kompromis dhe të heqë dorë nga ambicia për të mbajtur nën kontroll çdo post të lartë. Në rast se LDK propozon tre kandidatë, prej të cilëve së paku dy janë të denjë për president, kushedi – ndoshta në Kuvend qëndrojnë edhe deputetët e PDK-së dhe AAK-së. Këto dy parti, në të kaluarën e tyre, kanë ardhur në pushtet falë bujarisë së LDK-së. Jo përherë këto koalicione kanë qenë të dëmshme për Kosovën; shpesh kanë qenë madje të dobishme”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: