Vazhdojnë sulmet – Të paktën 10 të vdekur në Ukrainë, tre në Rusi
Rusia dhe Ukraina kanë vazhduar sulmet ndaj njëra-tjetrës, duke shkaktuar viktima në të dy anët dhe duke shkatërruar objekte të shumta. Sipas raportimeve të fundit, nga sulmet rusë në Ukrainë, të paktën 10 persona janë vrarë, raporton BBC. Në portin e Odesës, zyrtarët lokalë thanë se një person vdiq pas një sulmi ndaj një anijeje…
Bota
Rusia dhe Ukraina kanë vazhduar sulmet ndaj njëra-tjetrës, duke shkaktuar viktima në të dy anët dhe duke shkatërruar objekte të shumta.
Sipas raportimeve të fundit, nga sulmet rusë në Ukrainë, të paktën 10 persona janë vrarë, raporton BBC.
Në portin e Odesës, zyrtarët lokalë thanë se një person vdiq pas një sulmi ndaj një anijeje që transportonte grurë ukrainas në Detin e Zi.
Në rajonin e Kharkiv, zyrtarët raportuan dy vdekje pas një sulmi rus në një stacion treni dhe tre vdekje në një sulm të veçantë në qytetin e Balakliya.
Në Pavlohrad, u raportua një vdekje ndërsa depot që i përkisnin kompanive logjistike mbeten në flakë.
Gjithashtu në rajonin e Dnipropetrovsk, guvernatori lokal tha se tre persona u vranë në një sulm të veçantë në Kamianske.
Kurse, të vrarë ka edhe nga sulmet e Ukrainës më dronë në Rusi.
Sipas raportimeve, tre persona janë vrarë dhe të paktën 15 të tjerë janë plagosur në valën e re të sulmeve me dronë në Rusi.
Në rajonin e Bryansk të Rusisë, Guvernatori në detyrë, Yegor Kovalchuk thotë se një dron goditi një makinë në lëvizje, duke vrarë shoferin. Një burrë tjetër thuhet se vdiq gjithashtu në një sulm me dron në qytetin Novozybkov, ndërsa pesë të tjerë u dërguan në spital.
Në rajonin Kursk të Rusisë, një burrë është vrarë në një sulm me dron ukrainas, sipas guvernatorit lokal, derisa disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.