Sa shpesh i ndërroni çarçafët, këllëfët e batanijet? Kjo është koha e duhur për të blerë të rejat
Mësoni nëse po bëni gjënë e duhur.
Lifestyle
Sipas specialistëve, për një shëndet të mirë, është e domosdoshme të flesh aq sa duhet dhe të flesh mirë. Po sipas tyre, gjërat më të rëndësishme për një gjumë të mirë e të rehatshëm janë:
Vendi ku flemë
DYSHEKU. Një e treta e jetës sonë është gjumë, prandaj dysheku nuk është objekti ku duhet kursyer. Një dyshek i mirë është ai që kur shtrihemi, na e mban gjithë trupin në të njëjtën linjë si të ishim duke qëndruar në këmbë. Ai gjithmonë duhet provuar para blerjes dhe duhet ndërruar çdo dhjetë vjet.
JASTËKU. Duhet të jetë i fortë sa të mbajë peshën e kokës dhe i butë sa të ruajë formën natyrale të qafës. Për ata që fl enë në pozicionin e fetusit, tashmë, në treg, ka edhe jastëkë anësorë.
ÇARÇAFËT. Më të mirë janë ata me 100% pambuk, sidomos për aftësitë e tyre përthithëse, por edhe për ndjesinë e këndshme që krijojnë në kontakt me lëkurën.
LARJA e çarçafëve, jastëkëve, batanijeve apo këllëfit të dyshekut është po aq e rëndësishme, jo vetëm për higjienën, por edhe për cilësinë e gjumit tuaj. Çarçafët dhe këllëfët e dyshekut e të jastëkëve duhet të lahen çdo javë, jastëkët 2-3 herë në vit, batanijet 1 herë në muaj. Dhe të gjitha shumë më shpesh nëse keni qenë të sëmurë, vuani nga alergjitë prej mikroorganizmave të pluhurit, djersiteni shumë, apo keni zakonin e keq të hani në krevat e të fl ini me makiazh.
Dhoma e gjumit
-Duhet të jetë relaksuese që nga ngjyrat e murit, ndriçimi e deri tek mobilimi.
-Ngjyrat më të rekomandueshme për muret e dhomës së gjumit janë ato pozitive dhe jo
shumë të ndezura, si p.sh e gjelbra, bluja apo vjollca e errët.
-Duhet të jetë e freskët. Një dhomë e tejngrohur jo vetëm që krijon probleme me frymëmarrjen, por shkakton edhe makthe.
-Duhet të jetë e izoluar nga zhurma dhe drita.
-Duhet të ketë nivelin e përshtatshëm të lagështisë, që është 50 %. /Lajmi.net/