Sa njësi bibliotekare përmban Biblioteka Kombëtare?

Biblioteka kombëtare e cila ndodhet në Prishtinë, ka një numër të madh të njësive bibliotekare, duke përfshirë koleksione të shtypit periodik dhe materiale të tjera sipas llojit të materialit dhe përmbajtjes.

ShowBiz

12/10/2016 16:36

Koleksionet e Përgjithshme të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës përfshijnë depozitimin e të gjitha materialeve bibliotekare që botohen në Kosovë, të siguruara nga ekzemplari i detyrueshëm – botime të botuesve dhe shtypshkronjave në Kosovë.

Pasurimi i fondeve plotësohet, me botime vendëse dhe të huaja, edhe me blerje, dhuratë dhe shkëmbim.

Në fondin e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare e Kosovës janë afër 2 milionë njësi bibliotekare.