Sa janë pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë?

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur se pritjet në pikat kufitare për hyrje në Kosovë vazhdojnë të jenë deri në 40 minuta. Sipas të dhënave të përditësuara, fluks i shtuar i udhëtarëve vërehet në pikëkalimin Dheu i Bardhë, ku mërgimtarët po presin nga 30 deri në 40 minuta për të hyrë në…

Lajme

23/12/2025 13:34

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur se pritjet në pikat kufitare për hyrje në Kosovë vazhdojnë të jenë deri në 40 minuta.

Sipas të dhënave të përditësuara, fluks i shtuar i udhëtarëve vërehet në pikëkalimin Dheu i Bardhë, ku mërgimtarët po presin nga 30 deri në 40 minuta për të hyrë në vend, transmeton lajmi.net.

Ngarkesë ka edhe në pikën kufitare të Jarinjës, ku koha e pritjes arrin deri në 30 minuta./lajmi.net/