Sa Audi Q7 qarkullojnë në rrugët e Kosovës

Seria Q7 e markës gjermane të veturave ‘Audi’ hyn në listën e veturave më luksoze dhe njëherësh konkurrues me vetura tjera luksoze.

Fun

01/09/2018 23:32

“Audi Q7” konsiderohet si mjet mjaft praktik, elegant dhe i rehatshëm.

Kallxo.com ka siguruar të dhënë nga Ministria e Punëve të Brendshme, që tregojnë se në Kosovë janë 559 vetura të llojit të këtij nga gjithsej 28.961 vetura të Audi-së qe janë në rrugët tona.

Modeli i vitit 2007, që dikur shitej me çmim deri në 60.000 euro, në ditët e sotme në treg kap shifrën e 7.000 eurosh.

Çmimi i Audi Q7 e vitit 2018, fillon prej 97.000 deri në 106.000 euro.

Ky model është kombinim me një gamë të gjerë karakteristikash dhe një performancë sportive, argëtuese. Ndërsa këto cilësi e shtyjnë atë në një nivel të lartë në kategorinë luksoze dhe konkurrues.

Audi Q7 i këtij viti është i radhitur i katërti në listë si vetura më luksoze me madhësi të mesme.

Dhe sipas sondazheve ndërkombëtare, nga 10 pike është vlerësuar me 8.7 pikë.