Rusia regjistron mbi 9 mijë raste të reja me COVID-19

Rusia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Bota

01/06/2020 10:05

Rusia ka raportuar 9.035 raste të reja të COVID-19 sot, më pak se një ditë më parë, duke rritur numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 414.878 dhe 162 vdekje, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Shifra ka sjellë numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi në 4,855.

Të shtunën autoritetet ruse miratuan ilaçin antiviral Avifavir, i njohur gjenerikisht si favipiravir, i cili u zhvillua në Japoni në fund të viteve 1990, por i modifikuar kohët e fundit në Rusi, dhe do të fillojë përdorimin e tij për të trajtuar pacientët nga 11 qershori, kreu i fondit të pasurisë sovrane RDIF të Rusisë, Kirill Dmitriev, i ka thënë Reuters.

Dmitriev tha se në studimet klinike që përfshinin 330 persona, ilaçi trajtonte me sukses virusin në shumicën e rasteve brenda katër ditësh. /Lajmi.net/