Rusia pranon emrin e ri kushtetues të Maqedonisë së Veriut

Rusia ka pranuar emrin kushtetues – Republika e Maqedonisë së Veriut.

Lajme

18/03/2019 19:57

Këtë përmes një njoftimi e konfirmoi Ministria e Punëve të Jashtme e Federatës Ruse.

Në njoftim nga MPJ e Rusisë thuhet se më 18 shkurt nga Ambasada në Shkup kanë marrë notë nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut, me të cilën janë njoftuar se emri i ri kushtetues i shtetit është Republika e Maqedonisë së Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Federata Ruse e pranon këtë shtet në emrin e ri – Republika e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e MPJ-së së Rusisë.