Rusia kërcënon me mbyllje kompanitë Google, Facebook dhe Twiter

Vëzhguesit rus të mediave të afërt me pushtetin i kanë shkruar kompanive ndërkombëtare, Google, Twiter dhe Facebook duke i paralajmëruar ata që mundë të bllokohet për shkak të disa shkeljeve të ligjit rus të internetit.

Bota

22/05/2015 15:14

Një zyrtar rus thotë që i ka shkruar këtë javë tri kompanive të internetit me bazë në SHBA që t’i përmbahen ligjit të rus të internetit, i cili pas kritikuesve të Putinit është ligj që censuron mediet online.

“Në letren tonë ne i kemi rikujtuar kompanive, pasojat e thyerjes së ligjit”, ka thënë ai, duke shtuar se për shkak të teknologjisë së deshifrimit të këtyre firmave, Rusia nuk ka ndonjë mënyrë që të bllokojë ueb faqe të specifikuar ose përmbajtje që bien ndesh me ligjin pa i bllokuar të gjithë qasjen në shërbim.

Sipas ligjit rus, të tri firmat ndërkombëtarë duhet të dorëzojnë të dhënat për bllogerët rusë të cilët kanë më shumë se 3 mijë lexues në ditë dhe duhet të pamundësojë qasjen në ueb faqe të cilat janë “protesta të palejuara dhe trazira”, raporton Reuters.

Putini, një ish agjent i KGB-së, më herët e ka shpjeguar internetin si një projekte të CIA-s amerikane që ka ngritur lart mosbesimin në mes të Moskës dhe Uashingtonit, transmeton lajmi.net

Ligji rus që është miratuar vitin e kaluar, u jep të drejtë prokurorëve rusë që të bllokojnë uebfaqe të ndryshme pa ndonjë vendim të gjykatës kur ka informata rreth protestave që ndalohen nga autoritetet.

Në anën tjetër, Facebook ka thënë që është përgjigjur në kërkesën e qeverisë se për personat që bien ndesh me ligjin lokal, vlejnë standardet ndërkombëtare të ligjeve përkatëse./ ( lajmi.net )