Rusia do të paditet për Masakrën e polakëve
Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut, ka filluar përgatitjen e një padie kundër Rusisë, për masakrën në Katyn, në të cilën ishin masakruar rreth 22 mijë ushtarë polakë.
Bota
Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut pranoi të hënën se po studiojnë pikat kyç mbi të cilat do të ngritët padi ndaj Rusisë. Padia është përpiluar duke u bazuar në dëshmitë e familjarëve të viktimave të masakrës së Katyn, të vitit 1940.
Gjykatë ka qortuar Rusinë për refuzimin e saj për t’i dorëzuar të gjitha dosjet lidhur me këtë masakër.
Zyrtarë të kësaj Gjykate pohojnë se ky institucion nuk ka autoritetin e duhur për të vendosur nëse Rusia i kishte privuar nga jeta viktimat. Kjo, pasi që masakra që kishte ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore, kishte ndodhur para se Rusia t’i bashkohej Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Ligjvënësit rusë thonë se Stalini kishte urdhëruar masakrën ndaj ushtarëve polakë.
Gjithashtu u tha se faktet e masakrës ishin krijuar si një çështje e të dhënave historike.
Masakra e Luftës së Dytë Botërore, në të cilën u vranë mbi 20 mijë ushtarë polakë në fshatin Katyn, njollosi marrëdhënien në mes të rusëve dhe polakëve.
Për shumë dekada, Qeveria sovjetike kishte fajësuar Gjermaninë naziste për këto vrasje.
Në vitin 1990, Rusia më në fund pranoi që shumica në Poloni kishin kohë që dyshonin se Bashkimi Sovjetik kishte vrarë fshehurazi mbi 22 mijë ushtarë dhe civilë polak, në ditët e para të Luftës së Dytë Botërore, në përpjekjet e para – parandaluese për të shtypur një kryengritje të polakëve kundrejt sundimit komunist.
Po atë vit, prokurorët rusë gjithashtu kishin nisur një çështje penale për vrasjet, por se ky rast u mbyll në vitin 2004. Që atëherë, Rusia ka dorëzuar vetëm disa dosje hetimore për zyrtarët polakë.