Rusia “arsyetohet” për incidentin: Avioni amerikan ishte nisur drejt nesh!

Washingtoni do të paraqes një ankesë zyrtare drejtuar Moskës, për ndërprerjen e udhës që një avion luftarak rus i bëri një aeroplani zbulues amerikan, javën e kaluar, duke rrezikuar jetën e pilotit.

Bota

13/04/2015 16:13

Incidenti ndodhi në hapësirën ajrore mbi Detit Baltik, më 7 prill, pranë bazës së quajtur Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara, e cila quhet ndërprerjen “të pasigurt” dhe “joprofesional”.

Zyrtarët amerikanë thonë se aeroplani ishte në hapësirën ajrore ndërkombëtare në atë kohë, dhe se veprimi i pilotit rus ishte i pasigurt dhe joprofesional, njofton BBC, raporton lajmi.net.

Por ministria ruse e Mbrojtjes ka mohuar se piloti i saj të ketë vepruar ashtu sikurse thonë zyrtarët amerikanë.

Gjeneralmajori rus, Igor Konashenkov, ka thënë se aeroplani amerikan ishte duke lëvizur drejt kufirit shtetëror rus. Ai ka thënë se avioni luftarak rus gati sa nuk ishte ndeshur me një aeroplan të paidentifikuar, dhe se më pas fluturoi përreth tij disa herë, derisa aeroplani (amerikanë) ndryshoi kahjen.

Rusia, e cila për shkak të agresionit në Ukrainë është duke u përballur me sanksione nga Perëndimi,  është akuzuar disa herë muajt e fundit për shkelje të vijës kufitare nga fqinjët e saj baltikë, të cilat kanë shprehur shqetësimin për stërvitjet gjithnjë e më të shpeshta të ushtrisë ruse në këtë rajon. /lajmi.net/